Description
Agjente shitjesh të produkteve ENZO ATTINI në showroom.
Pozicioni punës: Agjente shitjesh të produkteve ENZO ATTINI në showroom.
Kompania ENZO ATTINI kërkon:
Të punësojë vajza të cilat janë të gatshme të rriten personalisht, profesionalisht dhe financiarisht në sektorin e shitjes.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Të promovojë dhe të rrisë shitjen e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë;
Të kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e politikave të shitjes dhe shërbimeve të kompanisë.
Të mbajë kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.
Kompania ENZO ATTINI ofron:
-Një mjedis pune plot energji, vullnet të mirë, bashkëpunim, sfida, mundësi për të fituar dhe tu rritur.
-Trajnim i vazhdueshëm brënda kompanisë.
-Super mbështetje dhe sisteme për ta bërë punën tuaj më të lehtë.
-Rritje financiare sipas sukseseve individuale.
-Orari punës 7 orë në ditë.
-Turni i parë. (Orari 8:00 deri në 15:00)
-Turni i dytë. (Orari 14:00 deri në 21:00)
-1 ditë në javë pushim.
KËRKESAT E PROFILIT:
Preferohet të ketë eksperiencë në shitjen e produkteve ose shërbimeve.
Të jetë e komunikueshme, të dijë të punojë në grup, të përballojë presionin dhe të menaxhojë me efikasitet rrjetin e klientëve të kompanisë;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
Të besojnë në vlerat e bisnesit si integriteti, morali dhe etika.
Njohuri e mirë e Facebook/Instagram
Aftësi të mira organizative dhe punë në grup.
Të jetë metodike dhe e organizuar.
Preferohet një diplomë unversitare, por jo e domosdoshme
Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të interesuarat mund të dergojnë një CV në adresën e emailit të poshtë shënuar:
[email protected]
Suksese!
Show Roomi: Sheshi Willson, Tirane.