Apartament 2+1+2, Kodra e Diellit Real Estate

Kodra e Diellit, Tirane

Description

Kodra e Diellit ofron ekuilibrin perfekt midis të gjitha atributeve dhe pritshmërive për një shtëpi banimi. Një prej projekteve me interesant është edhe objekti i banimit që po ndërtohet në Kodrën e Diellit në krahë të ‘University of New York Tirana”.

Objekti do të jetë 5-kate i lartë i rrethuar jo vetëm nga gjelbërimi që ofron zona por dhe nga gjelbërimi i projektuar në apartamente si dhe do të kete 3-kate parking nëntokësor.

Objekti ofron:

• Fasadë të ventiluar

• Termoizolim

• Ambjente rekreative dhe të gjelbëruara.

Në këtë objekt Ofrojmë Apartament 2+1 me kubaturë të rregullt me hapësira te bollshme ku:
Sipërfaqe Ndërtimi: 103.84m2, prej të cilës Sipërfaqe neto: 89.96m2, Sipërfaqe e përbashkët: 13.88m2. Eshtë i organizuar nga 2 dhoma gjumi një prej të cilave është matrimorniale, një ështe dhomë gjumi për femijë, 1 dhomë ndenje bashke me kuzhinën, 2 tualete dhe 1 ballkon.

Zona të ofron qetësi dhe është e pozicionuar larg zhurmave dhe smogut.

Për më shumë informacione më kontaktoni në: +355686605305